Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari1 - 12.05.2019

Ditari 1 së bashku me Leunora Kaliqin...

Shikime: ...

Date: 12-Maj-2019

Kohëzgjatja: 00:27:57

Kanali: DITARI

Inaugurohet presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ai u betua se do të jetë president i të gjithë qytetarëve pa dallim feje, kombi dhe përcaktimi pollitik, do të përkushtohet për ruajtjen dhe zhvillimin e raporteve ndëretnike, bashpunim të shkëlqyer me fendet fqinje dhe do të angazhohet për anëtarësimin e plotë të vendit në BE dhe NATO.Pas inaugurimit të tij reagojnë partitë politike në vend.

Kodi zgjedhor në vend ka nevojë për ndryshime urgjente ngase më lehtë punohet dhe dukshëm ulen shpenzimet për organizimin e cikleve zgjedhore, thonë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ndryshimet në qeveri të paralajmëruara nga kryeministri Zoran Zaev duhet të bëhen në bazë të rezultateve e jo me tendencë, vlerësojnë analistët politik. Sipas tyre qeveria së pari duhet ti bëjë ndryshimet dhe pastaj ti publikoj me qëllim që të mos krijohet huti në opinion për etiketime të ndryshme.

Opozita në Shqipëri edhe sot ka protestuar duke kërkuar lirimin e personave që u arrestuan një natë më pare. Kreu u PD-së Lulzim Basha tha se protestuesit ishin paqësorë duke shtuar se qeveria dhe policia ushtruan dhunë ndaj tyre dhe ftoi për pjesmarrje masive në protestën e nesërme. Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se nuk ka shanse që të rrëzohet një qeveri legjitime, dhe se është i hapur për dialog.