Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 18.05.2019

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 18-Maj-2019

Kohëzgjatja: 00:27:27

Kanali: DITARI

VMRO dhe LSDM janë përplasur rreth asaj se a do të merr apo jo në qershorë Maqedonia e Veriut datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Sipas VMRO-së kjo nuk do të ndodhë për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme dhe kriminalitetit. Por nga LSDM kundëpërgjigjen se VMRO dëshiron të mos ketë datë për bisedime dhe vendi të kthehet në izolim. Edhe ish ambasadori Nano Ruzhin është optimist për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve.
VMRO-DPMNE nëpërmjet të zëdhënësit të saj, Naum Stoillkovski ka kërkuar sërish dorëheqjen e deputetit Pavle Bogoevski, nën akuzën se ai është përfshirë në aferën e ashtuquajtur gjysëm gram kokainë.
Në fillim të javës së vjen presidenti Stevo Pendarovski pritet të dekretojë 20 ligje. Ligjet në fjalë janë në interes të shtetit dhe qytetarëve kanë deklaruar nga LSDM, sipas të cilës, këto ligje u bllokuan qëllimisht nga frenuesi i procesit reformues Gjorge Ivanovi.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përsëritur qëndrimin se nuk do të heqë dorë nga posti i të parit të egzekutivit. Poashtu Rama u shpreh i vendosur se më 30 qershor zgjedhjet lokale do të mbahen edhe pse opozita i kundërshton ato.