Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 16.06.2019

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 16-Qershor-2019

Kohëzgjatja: 00:24:47

Kanali: DITARI

Pasi ka marrë konfirmim se vendi në tetorë të këtij viti do të marr datën për fillimin e bisedimeve LSDM dhe kryemisnitri Zoran Zaev vendosin që të mos e çojnë vendin në zgjedhje të parakohëshme, por të vazhdohet me rekonstruimin e qeverisë. Kështu deklaroi vet kryeminsitri Zaev pas mbledhjes së këshillit të përgjithshëm të LSDM-së, me çrast bëri të ditur se rekonstruimi do të përfundojë deri në fund të muajit, ndërsa do të përfshijë edhe kuadrot e BDI-së.
Ambasadori gjerman në Shkup Tomas Norbert Gerberih vlerëson se Maqedonia e Veriut meriton që këtë vit të nisë bisedimet për anëtarësim me BE-në dhe sipas të gjitha gjasave kjo pritet të ndodhë në vjeshtë. Ai njëherit vlerëson se rrugëtimin drejt BE-së vendi duhet ta bëjë sëbashku me Shqipërinë. Ndërsa homologu i tij francez Timonie porositë që vendi të vazhdoj me reformat.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marr sqarim nga presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, lidhur me deklaratën se Maqedonia e Veriut duhet të trajtohet veç nga Shqipëria lidhur me procesin e hapjes së negociatave, pasi sipas tij është në rrëmujë dhe kjo gjë mund të dëmtojë edhe Maqedoninë e Veriut.
Nesër shënohet një vjetori i Marrveshjes së Prespës e cila mbylli konstestin shumvjeçarë të emrit. Por edhe një vit pas kësaj marrveshjeje partite politike në vend vazhdojnë të kenë qëndrime të ndara. Nga LSDM vlerësojnë se kjo është marrveshja më e sukseshme që ka arritur ndonjëherë vendi. Por nga VMRO- ja opozitare vazhdojnë të kundërshtojnë marrveshjen dhe emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.