Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 17.06.2019

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 17-Qershor-2019

Kohëzgjatja: 00:37:43

Kanali: DITARI

Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i duhet vlerësuar guximi, lidershipi dhe reformat, por kjo duhet bërë tani, thotë shefja e diplomacisë europiane Federika Mogherini. Në prag të samitit të nesërm të këshillit të BE-së, ajo fton vendet anëtare të hapin negociatat me të dyja vendet. Eurokomiesari Johanes Hahn përkujton se çdo prolongim i rradhës bart me vete rrezikun se nëse BE nuk mban premtimin e dhënë, do të rrënohej gjithcka që u investua në vitet e fundit në Ballkanin perendimor.
Marrëveshja e Prespës mbushi sot një vit. Në Maqedoninë e Veriut po shijohen benefitet e para të saj. Presidenti Pendarovski pret që në samitin e dhjetorit në Londër, të kurorëzohen jo vetëm reformat në sferën e sigurisë, por antarësimi në NATO të kthehet në një kurorëzim për arritjet e politikës. Për ekspertët kjo marrëveshje ishte e rëndësishme edhe për debllokimin e procesit eurointergrues dhe data për antarësim në BE, do të vijë brenda vitit
Negociatat për ligjin për Prokurorinë themelore kanë ngecur. Ministrja Deskoska pret që ligji të marrë mbështetje maksimale në kuvend. VMRO – DPMNE nuk heq dorë nga kërkesat për shfuqizimin e akuzave të PSP-së pas 30 qershorit të 2017. Akuzon ministren Deskoska për propozimin e ligjit të njëanshëm.
Një varkë me emigrantë të paligjshëm është fundosur teksa përpiqej të kalonte nga brigjet turke në Greqi. Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë janë arritur të shpëtohen nga forcat e rojës bregdetare. Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.