Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 18.06.2019

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 18-Qershor-2019

Kohëzgjatja: 00:39:39

Kanali: DITARI

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të presin tetorin për çeljen e negociatave për anëtarësim me BE-në. Kjo u bë e dytur edhe zyrtarisht nga Eurokomesari për Zgjerim Johanes Han, pas mbledhjes së sotme në Luksenburg të Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së. Hahn zbuloi se Gjermania, Franca dhe Danimarka janë skeptike për hapjen e negociatave dhe kërkojnë shtyrjen.
Vendimi i sotëm në Luksenburg nuk ka qenë i pa pritur për kryemisnitrin Zoran Zaev i cili ka përsëritur pritshmërinë e vendit, por edhe të Shqipërisë se presin vendim pozitiv nga BE-ja këtë vit. Por nga VMRO-DPMNE e shohin si dështim të diplomacisë faktin se vendit sot nuk iu dha data për fillimin e bisedimeve.
Ka përfundur sot procesi gjyqësorë për rastin e Almir Aliu, ndërsa vendimi për të akuzuarit do të shpallet më 21 qershor. Avokati i familjes Ali ësht shprehur i pa kënaqur me kspertizën e kryer nga ekspert teknik me licencë të skaduar. Ndërsa Babai i Almirit të ndjerë ka thënë se nuk do të nalojë së kërkuari drejtësi për rastin në të gjitha instancat gjyqësore brenda dhe jasht vendit.
Saher që ka rreshje intenzive banorët e një pjese të Pollogut, përballen me vërshime. Edhe rreshjet e fundit kanë bërë që lumi i fshatit Poroj të dëmtojë urën e fshatit. Banorët thonë se janë të shqetsuar nga pasojat që mund të sjellin përmbytjet, të cilat në të kaluarën kanë marrë edhe jetra njerzish.