Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 19.06.2019

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 19-Qershor-2019

Kohëzgjatja: 00:39:11

Kanali: DITARI

Konkluzioni për datën e negociatave , për Kryeministrin Zaev, është garanci e mirë se në tetor do të merret vendimi . Nga VMRO thonë se nuk ka asnjë garanci se vendimi do të jetë pozitiv. Opozita shqiptare përkujton qeverinë se pa reforma në drejtësi, datë nuk do marrë as këtë vit. Ministri I jashtëm Slloven Lajcak, thotë se shtyrja për shkaqe teknike e datës, nuk duhet të dekurajojë qeverinë në vazhdimin e reformave.

Teksa dy vendet presin datë në paket për fillimin ebisedimeve, Shqipëria ëhstë zhytur në kaos. Janë sulmuar KZAZ-të në bashkitë që drejtohen nga opozita dhe disa persona janë lënduar . Kryeministri Rama I cilëson sulmet si krim zgjedhor, PD akuzon qeverinë se ka lëshuar zagarët për të mbajtur pushtetin me forcë. OSBE që vlerëson se sulmet njollosin reputacionin ndërkombëtar të vendit. Presidenti Meta është i prerë, zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë.

Të premten kuvendi do të ketë në dorë listën me emrat e rinj të ekzekutivit Zaev I cili pret që kuvendi të miratojë këtë listë që në fillim të javë që vjen në mënyrë që një javë më pas të fillojë edhe ndryshimet nbëpër institucione e drejtori dhe në komuna. Opozita shqiptare pret të sheh emrat e rinj. Nga Besa thonë se as që kanë qenë pjesë e bisedimeve për ndryshime në qeveri.

Zjarrfikësit e Tetovës në protestë, për të kërkuar kushte më të mira për punë dhe paga më të larta. Ata thonë se luftojnë me zjarrin me rroba që I mbajnë në trup tashmë 20 vite, më të vjetra se kaq janë makineritë. Komuna brenda javës do gjejë hapësirë të dëgjojë kërkesat e zjarrfikësve. Këta të fundit paralajmërojnë masa radikale nëse nuk ka përgjigje pozitive.