Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 20.06.2019

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 20-Qershor-2019

Kohëzgjatja: 00:32:42

Kanali: DITARI

Shefat e shteteve anëtare të BE-së janë mbledhur ne Bruksel për të konfirmuar konkluzionet e arritura nga ministrat e jashtëm dhe të çështjeve evropiane që u mbajt në Luksemburg, ndërsa amabsadori gjerman dhe ai francez në Shkup janë optimist se vendi do të nis bisedimet këtë vit. Pritshmëri të njejtë ka edhe zëvendës kryemisnitri Bujar Osmani.
Kryemisnitri Zoran Zaev nesër pritet ti dorëzojë kuvendit propozimet për rikonstruimin e qeverisë. Kështu ka dekalruar zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha, i cili nuk dha emra konkret kush do të përfshihet me ndryshimet dhe nëse do të preken edhe zëvendëskryeminsitrat. Ndërkohë BDI dhe LSDM konfirmojnë se kanë përfunduar konsultimet partiake për minsitrat por jo edhe për drejtoritë.
Gjykata themelore në Kumanovë nesër pritet të shpallë vendimin për rastin e Almir Aliut, përkatësisht dënimin për të akuzuarin Boban Iliç. Një dit para shpalljes së vendimit avokati mbrojtës Asmir Alispahiq, shpreh dyshimin se gjykatësi dhe prokurorja po mbrojnë të akuzuarin.
Minsitri i shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar rritjen e rrogave dhe kompensimeve për të punësuarit në shëndetësi. Filipçe theksoi se synimi mbetet që deri vitin e ardhëshëm mjekët specialisht të kenë rroga prej 100 mij denarësh.