Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 21.06.2019

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 21-Qershor-2019

Kohëzgjatja: 00:37:09

Kanali: DITARI

Gjashtë vite burg për Boban Iliqin është dënimi që i shqiptoi sot gjkata e Kumanovës të akuzuarit për vdekjen e katërvjeçarit Almir Aliu. Kjo është vrasje e dytë tha babai i voglushit të ndjerë pas shqiptimit të dënimit. Reagojnë edhe Lëvizj Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.
Policia financiare ka ngritur padi penale kundër drejtorit të RTVM-së Marjan Cvetkovski. Kallëzimi është bërë për shpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht për nënshkrimin e një marrëveshjeje kredie me një bankë me vlerë prej 2.2 milionë eurosh, për çka ka vënë në hipotekë tërë pasurinë e tundshme dhe të patundshme të RTVM-së me vlerë prej 4.7 milionë eurosh. Reagim nga udhëheqësia e RTVM-së, e cila hedh poshtë akuzat.
Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se gjiuthçka është gati për rekonstruimin e qeverisë, ndërsa propozimet do t’ia dorëzojë Kuvendit të ditën e diel. Megjithate kryeminsitri as sot nuk i publikoi emrat e atyre që do të largohen nga kabineti qeveritarë, e as emrat e rinjë.
Përgjimet që kanë të bëjnë me biseda mes zyrtarëve të BDI-së kanë përplasur ASH-në dhe BDI-në. Aleanca për Shqiptarët ka vlerësuar se përgjimet tregojnë qartë se zyrtarë të BDI-së kanë keqpërdorur pozitat e tyre partiake dhe shtetërore. Reagon Zëvendëskryemisnitri Bujar Osmani I cili thot se bëhet fjalë tërësisht për spekulime, shpifje dhe lajme të rrejshme.