Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 23.06.2019

Ditari 1 së bashku me Belinda Koka Admenin...

Shikime: ...

Date: 23-Qershor-2019

Kohëzgjatja: 00:30:24

Kanali: DITARI

Kryeministri Zoran Zaev edhe zyrtarisht konfirmoi dhe ia dorëzoi kryeparlamentarit, Talat Xhaferi propozimin për zgjedhje të ministrave të rinj. Ministërinë e Financave tha se do ta drejtojë personalisht ai, për një periudhë të caktuar, njëkohësisht me funksionin kryeministër sepse siç tha ai këtë vitë e kemi shpallur si vitë i ekonomisë. Por këto ndryshime të Kryeministrit Zaev, fare nuk i ka pëlqyer VMRO-DPMNE-së dhe RDK-së.

Analistët politik vlerësojnë se deri në samitin e ardhshëm të Unionit Euorpian ku Maqedonia e Veriut pritet përfundimisht të marrë datë për fillim të negociatave, duhet të përmbyllen reformat në gjyqësor por edhe reformat tjera të cilat shkojnë në drejtim të vendosjes së rendit dhe sundimit të ligjit.

Shqiptarët e dënuar për rastin Monstra por edhe familjarët e maqedonasve të vrarë kërkojnë zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe gjetjen e autorëve të vërtetë të krimit. Qytetarët thonë se zbardhje e këtij rasti po ecën ngadalë, por shpresojnë se ky rast një ditë do të zgjidhet dhe do zbulohen autorët e vërtetë të këtij krimi.Ndërkohë nga PSP thonë se asnjëherë nuk do të heqin dorë, nga zgjidhja e rastit Monstra dhe iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë dëshmi ti dorëzojnë në prokurori.

Me rritjen e temperaturave shtohet edhe prania e bakterieve dhe viruseve. Për të shpëtuar nga infeksionet mjekët rekomandojnë mbajtjen e higjienës personale gjegjësisht larjen sa më shpesh të duarve.