Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 24.06.2019

Ditari 1 së bashku me Leunora Kaliqin...

Shikime: ...

Date: 24-Qershor-2019

Kohëzgjatja: 00:36:45

Kanali: DITARI

Vazhdojnë reagimet për rikonstriuimin e qeverisë . VMRO akuzon qeverinë se bën ndryshime kozmetike. BDI justifikon kalimin e Durakut në ministrinë e re për sistem politik, si lëvizje e një kuadri me përvojë rreth Marrëveshjes së Ohrit. Dorëheqje ndërkohë dha Zv/ministri i Arsimit. LSDM e cilëson këtë veprim si përgjegjësi ndaj qytetarëve. VMRO inkurajon edhe funksionarët e tjerë të dorëhiqen. Ekspertët I shohin ndryshimet si lëvizje vetëm për të kënaqur opioninin.

Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov thotë se nuk ka proces, nëse vendi e përmbush atë që i kërkohet por BE nuk ia njeh progresin dhe nuk jep leje për vazhdimin e udhëtimit. Kur një shtet përmbush detyrimet, edhe Europa duhet ta kthejë në të njejtën mënyrë tha Dimitrov në Stokholm.

Hungaria mbetet aleati ynë i fuqishëm brenda Bashkimit Evropian, ka deklaruar zv kryeministri Bujar Osmani pas takimit me shefin e diplomacisë hungareze, Peter Sijarto. Por në pyetjen se përse autoritetet nuk po i përgjigjen pozitivisht kërkesës për ekstradimin e ish kryeministrit Gruevski, Siarto me përgjigje se qeveria në Hungari nuk ndikon në vendimet e drejtësisë.

Kolegji Zgjedhor në Shqipëri, konfirmoi mbajtjen e zgjedhjeve në 30 Qershor duke mos e njohur kështu vendimin e presidentit Meta. Opozita është e vendosur të shkojë deri në fund. Vetë presidenti Meta ka vendosur që nesër të japë mendimin e tij reth vendimit të Kolegjit zgjedhor.