Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 07.07.2019

Ditari 1 së bashku me Leonora Kaliqin...

Shikime: ...

Date: 7-Korrik-2019

Kohëzgjatja: 00:32:03

Kanali: DITARI

Do të punoj në përforcimin e lidhjeve mes SHBA – ve dhe Maqedonisë së Veriut dhe do të ndihmoj integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, thotë, Ambasadorja e re amerikane në Shkup, Kejt Bërns para marrjes së detyrës . Edhe Ambasadori francez Kristijan Timonie mohon vërejtjet se Franca frenon eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut dhe paralajmëron se kjo çështje do të hapet në tetor.

LSDM dhe VMRO – DPMNE do të arrijnë marrëveshje me falje për Ligjin e prokurorisë Publike, gjegjësisht fatin e PSP-së e cila nuk do ti përmbush kërkesat europiane, vlerësojnë ekspertët juridik. Ata vlerësojnë se me krijimin e ligjit të ri për PSP-në, duhet të krijohet edhe një gjykatë speciale e krimeve të rënda, pasi sipas tij kjo gjykatë është jofunksionale.

Gjatë sezonit të verës ku temperature janë të larta pakujdesia e njerëzve është shkaktari më i madh i zjarreve në ambiente të hapura, thonë zjarrfikësit. Autoritetet paralajmëruan përforcim të patrulave në vendet ku bëhet piknik dhe rikujtuan se ndezja e zjarrit në male gjobitet me 500 deri në 3000 euro.

Italia refuzon ankorimin në portin e ishullit të Lampedusas të dy anijeve të shpëtimit me mbi 100 imigrantë të bord. Autoritete i bënë thirrje ekuipazhit që t’i dërgojë në Maltë, por kjo kërkesë është refuzuar për shkak të udhëtimit të gjatë dhe të rrezikshëm. Gjermania është shprehur e gatshme për të marrë disa prej imigrantëve. Ndërkohë Papa Françesku fton për hapjen e “korridoreve humanitare”, që do të ndihmonin në shpëtimin e migrantëve.