Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 09.07.2019

Ditari 1 së bashku me Belinda Koka Ademin...

Shikime: ...

Date: 9-Korrik-2019

Kohëzgjatja: 00:41:41

Kanali: DITARI

Kryeministri Zoran Zaev pranon se u bë pre e manipulimit të dy komedianëve rusë duke menduar se po bisedon me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ish presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko. Ai këtë manipulim e quan, një strukture të mirë organizuar anti-NATO dhe për këtë rast kërkoi falje. Por kërkim falja nga kryeministri nuk ka bindur VMRO-në . Kreu i saj Mickovski thotë se biseda tregoi fytyrën e vërtetë të një qeverie që nuk di të drejtojë me shtetin dhe kërkon dorëheqjen e Zaevit, formimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohësme .

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Vesel Memedit. Kreu I RDK-së akuzon kryeministrin Zaev dhe Liderin e BDI –së Ali Ameti, për qasje jo serioze lidhur me ndryshimet kadrovike në qeveri, si dhe opozitën për mos konsolidim dhe mos korrektore e vërtetë e pushtetit, për shkak të llogarive të vjetra të papastruara. Ndërkohë Arta Toçi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët emërohet deputete në vend të Vesel Memedit nga RDK-ja.

Presidenti Stevo Pendarovski në Samitin e Sarajevës ka deklaruar se Maqedonia e Veriut I ka mbyllur çështjet e hapura me fqinjët dhe pret nga Bashkimi Evropian të sjell vendimin e duhur në vjeshtën e këtij viti. Ndërkohë për mospjesmarrjen e Kosovës në Samit keqardhje ka shprehur presidenti shqiptar Ilir Meta, qëndrimin e të cilit, kryeminsitrja e Sërbisë Anan Bërnabiq e quajti provokim.

Sinoptikët nga dita e mërkurë paralajmërojnë përkeqësim të motit. Rajoni do të përfshihet nga ciklono “Gloria “me të rreshura të mëdha të shiut dhe bubullimave, si dhe erë me shpejtësi prej 80 kilometra në orë. Edhe kreqendra jonë Shkupit do të kaplohet nga moti i keq me erë dhe rreshje të breshërit.