Ditari 1 - 10.07.2019

Ditari 1 së bashku me Leonora Kaliqin...

Shikime: 12

Date: 10-Korrik-2019

Kohëzgjatja: 00:35:08

Kanali: DITARI 1

Kryemisnitri Zoran Zaev do të vazhdojë komunikimin direkt me liderët e shteteve mike edhe pas skandalit me komediantët rust ë cilët kanë biseduar me të në emër të kryeministrit të Ukrainës dhe sekretarit të NATO-s. Nuk ka protokol që të më kufizojë të komunikoj në interest ë shtetit thot Zaev. Nga ana tjetër Ministreja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska thot se biseda nuk ka cënuar sigurinë e vendit.

VMRO-DPMNE por edhe partit opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, kërkojnë që vendi të shkojpë në zgjehdje të parakohëshme. Por partitë në pushtet nuk janë të mendimit se këtë vit vendi duhet të shkoj në zgjedhje për shkak të rrumbullakësimit të antarsimit në NATO dhe pritjeve për hapjen e negociatave me BE-në.

Pas skandalit të bisedës së kryemisnitrit Zaev me komediantët rus opozita në Kosovë dhe Shqipëri ka kërkaur zgejdhje të parakohëshme për shkak të pjesës së bisedës që ka të bëjë me ndarjen e Kosovës, për çka sipas Vetëvendësojes dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë janë dakorduar Thaçi dhe Rama.

Qeveria ka miratuar dy ligje të rëndësishme nga sfera e arsimit. Bëhet fjalë për ligjin e arsimit fillorë dhe ligjin për zhvillimin e karierës. Me ligjin e arsimit fillorë parashihet zvoglim I numrit të nxënësve në një klasë I cili do të ejtë prej 20 deri në 30 nxënës.