Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 11.07.2018

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 11-Korrik-2019

Kohëzgjatja: 00:39:32

Kanali: DITARI

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur nga stuhia që ka kapluar rajonin turistik grek Halki Diki. Poashtu të paktën 100 të tjerë janë lënduar. Stuhia krahas pasojave në njerëz shkaktoi edhe përmbytje dhe dëme të mëdha materiale, pasi shkuli drunjë,rrotulloi automjete si dhe shembi çati shtëpishë.
Pas bisedës me komedianët rus, kryeministri Zoran Zaev ka takuar ambasadorin rus Sergej Bazdnikin në vend, me çrast ka deklaruar se shantazhi ka qenë vepër e komediantëve jo e shtetit rus. Zaev ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi nga i cili ka kërkuar falje për ndërhyrjen në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Aspekti i sigurisë protokollare rreth bisedave telefonike të Kryeministrit, bie nën përgjegjësinë e Qeverisë dhe jo të MPB-së, deklaron ministri i brendëshëm Oliver Spasovski. I pyetur për kërcënimet ndaj sigurisë që vijnë nga profili i El Chekës në rrjetet Sociale, i cili në një nga postimet e fundit pohoi se ngjarjet si në Kumanovë mund të ndodhin edhe në Shkup, minsitri I brendëshëm qetson se gjendja e sigurisë në vend është stabile.
Në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë me Greqisë janë konfiskuar 16,5 ton cigare dhe 13 ton duhan i pa përpunuar. Kështu është bërë e ditur nga drejtoria e doganave sipas të cilës bëhet fjalë për cigare nga firma kineze, të cilat kishin destinacion tregun vendor.