Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 20.07.2019

Ditari 1 se bashku me Leunora Kaliqi ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 20-Korrik-2019

Kohëzgjatja: 00:25:10

Kanali: DITARI

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe udhëheqësit e saj se po orëvatet ta shlyjë krimin në rastin “ Zhvatja “ku edhe vetë janë të përfshirë.Ajo gjithashtu nuk e pranon propozim ligjin e Kryeministrit Zaev, që Vilma Ruskoska të udhëheqë me prokurorinë e re për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit të lartë. Ndërkohë, nga LSDM thonë se gjate javes se ardheshme qeveria do te propozoje tekst te ri të ligjit për prokurori publike.
Ekspertin juridik Naser Zyberi vlerëson se PSP dështoi, në krarjen e misionit për të cilin u themelua edhe përkundër mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare dhe posedimit të indicjeve nga bisedat e përgjuara. Zyberi thot se Specialja përveç nevojës për ndryshime rrënjësore në aspekt kadrovik, krimin dhe korrupsionin mund ta luftojë vetëm nëse themelohet edhe gjykatë Speciale.
Maqedonia e Veriut do të antarësohet në NATO sepse për dallim nga BE, NATO ka bërë lëshime për shkak të interesave strategjike, ndërsa vendi jonë e ka të domosdoshme që ti përmbyllë reformat nëse dëshiron të bëhet anëtare e plotë e BE-së, thotë Profesori universtiar Bashkim Selmani.
Autoritetet e Britanisë së Madhe thanë se Irani ka konfiskuar dy cisterna të naftës në Ngushticën e Hormuzit të premten dhe kanë paralajmëruar Teheranin të lirojë anijet ose do të përballet me pasoja.