Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 22.07.2019

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 22-Korrik-2019

Kohëzgjatja: 00:38:22

Kanali: DITARI

Raporti nga ekspertiza e telefonit të Katica Janevës, që duhet të tregojë për lidhjen e mundshme të Prokurores Speciale me rastin “zhvatja”, gjendet tashmë në prokurorinë për krim të organizuar e korrupsion. Kryeprokurori publik Jovevski pohon se 1.5 milionë eurot të dyshuarve kryesorë u janë dhënë kesh në dorë.

Euroambasadori Zhbogar thotë se rasti Zhvatja, tregoi që Prokuroria Themelore po punon në vendosjen e praktikës gjyqësore kundër korrupsionit në nivele të larta. Ai pret që politika të dakordohet rreth fatit të PSP-së. Propozim ligji për prokurinë themelore pritet të dalë nesër para deputetëve. Vazhdojnë përlasjet mes partive ndërkohë, rreth propozimit të kryeministrit për drejtuesen e re të speciales.

Komiteti I Helsinkit thotë numri i veprave penale dhe incidenteve nga urrejtja është dyfishuar. Vetëm në 6 muajt e parë të 2019, janë regjitruar 109 incidente.Ka më pak raste të motivuara nga përkatësia politike por janë rritur në mënyrë drastike veprat penale të motivuara nga përkatësia etnike. Nga Komiteti I Helsinkit, fajsojnë gjykatat që nuk ndërrmarin asgjë për të dënuar fajtorët për këto raste.
Pas dorëheqjes edhe zyrtarisht sot të Kryeministrit Ramush Haradinaj Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme me shumë gjasë më 8 shtator. Është ligji në fakt ai që përcakton se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Pritet tashmë vendii I presidentiot Thaci.