Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 23.07.2019

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 23-Korrik-2019

Kohëzgjatja: 00:33:39

Kanali: DITARI

Prokurorja speciale në dorëheqje Katica Janeva , pas pushimit mjekësor paraqitet në punë dhe prononcohet rreth dyshimeve në opinion për përfshirjen e saj në rastin Zhvatja. Ajo thotë se nuk ka keqpërdorur detyrën zyrtare, por se emri i saj është keqpërdorë nga të tjerët për ta dëmtuar atë, dhe kërkon nga prokuroria të zbardhë rastin. Ndërkohë Prokuroria themelore konfiskoi ndërkohë edhe celularin e dytë të kryeprokurores speciale në largim Katica Janeva.
Qeveria aprovoi projekt ligjin për Prokurorinë Publike i cili pritet menjëherë të vihet në seancë kuvendore. Kryeparlamentari Xhaferi thotë se ligji mund të miratohet në kuvend edhe para 15 shtatorit, nëse partite politike arrijnë konsenzus. LSDM fton VMRO - në të mbështesin ligjin por nga VMRO paralajmëroi se do të dalë me qëndrim dhe verrëjtje pasi të shqyrtojnë ligjin në fjalë.
Qeveria e re greke e kryeministrit të ri Micotakis merr besimin e deputetëve të partive qeveritare. Kryeministri Micotakis deklaron se qeveria e re greke do të përqëndrohet në zbutjen e pasojave negative nga Marrëveshja e Prespës.
Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, udhëton për në Hagë ku do të merret në pyetje nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftës. Ai pak para nisjes në facebook shkroi se do të vazhdon të mbroj me nder të drejtën e Kosovës. Ndërkohë sa i përket dialogut me Serbinë, këmbëngulë se është pro marrëveshjes por taksa do të hiqet vetëm pas njohjes.