Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 28.07.2019

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 28-Korrik-2019

Kohëzgjatja: 00:32:03

Kanali: DITARI

Po hapen dilema të reja rreth rastit “Zhvatja”. Publikimi i lajmit për urdhërin
eventual të ish kryeprokurores speciale, Katica Janeva për fshierje forenzike të kompjuterëve të PSP-së ka bërë që VMRO të kerkojë hetim më të detajuar nëse Janeva është e përfshirë në këtë rast si dhe hetim të plotë për rastin në përgjithësi. Nga Specialja demantojnë lajmin. Sipas tyre mbrojtja e integritetit të materialit dëshmues është prioriet, andaj në asnjë rast nuk lejohet dëmtimi.
Çdo zgjidhje ligjore per Prokurorine Themelore publike e ndikuar politikisht demton gjyqesorin, thote kryetari i shoqatë së gjykatesve, Xhemaili Saiti. Shoqata e gjykatesve kerkon ligj me dispozita te qarta dhe te zbatueshme ne praktike. Ekspertet juridik thonë që në zgjedhjen e prokurorit si dhe vendimarrjeve per shqiptimin e denimeve mbi 3 vite burg duhet të implementohet badinteri.
Draft teksti i ligjit per veting u eshte dorëzuar të gjitha subjekteve politike ne parlament. Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, thotë se per dallim nga institucionet aktuale agjencia e re, pervec per funksionaret aktual, do te do të beje kontrollin e të gjithe funksionareve te cilet pretendojne qe ne te ardhmen te drejtojne me postet publike. Ekspertet thone se per veting te sukseshëm nevojitet baze juridike.
Vjedhjet e rënda dukshëm janë zvogëluar falë masave represive të cilat po zbatohen, thonë nga MPB. Qytetarët kërkojnë prani të shtuar të policëve në rrugë. Nga MPB rekomandojnë : gjatë daljes nga shtepia dyert të mbyllen, madje edhe kujdes se cfare postojme ne rrejetet sociale, sepse lavdatet që gjendemi në ndonjë ved të veçante apo në plazh, mund të kushtojë shumë shtrenjtë, ndërsa vjedhësve t’ju bëjë shërbim.