Ditari 1 - 10.08.2019

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: 8

Date: 10-Gusht-2019

Kohëzgjatja: 00:33:08

Kanali: DITARI 1

Biseda të reja mes të dyshuarit Bojan Jovanovskit dhe dëshmitarit-viktimë Jordan Kamcev publikoi Gazeta italiane “La Verita”. Bashkëbiseduesit në bisedë licitojnë edhe me emra prokurorësh dhe politikanësh, në mesin e të cilëve edhe me emrin e kryeministrit Zoran Zaev. Emri im keqpërdoret nga Bojan Jovanovski vetëm që ai të forcojë ndikimin ndaj bashkëbiseduesit të tij, reagon kryeministri Zaev. Nga VMRO kekojne zbardhjen e të gjithë të involvuarve në rastin Zhvatja, si dhe mbajtjen e zgjedhje te shpejta parlamentare.

Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të jenë zgjidhje për tejkalimin e situatës, duhet që sa më pare të fillojë të funksionojë sistemi juridik, thotë për TVM2 opinionisti Nijazi Muhameti. Që gjërat të vijnë në binarë, mund të kontribuoje vetëm formimi i një qeverie ekspertësh, ku partitë politike do të ishin pa të drejtë ekskluzive për vendimarrje, thotë Muhameti.

Neser te gjithe besimtaret e konfesionit mysliman festojne diten e Kurbanit te Bajramit. Ojq-të dhe aktivistet humanitare e shtrinë dorën e solidaritetit. Kjo është ditë që ngërthen kushtin e pestë të islamit haxhxhin, dhe therrjen e kurbanit. BFI me mesazh deri tek poliikanët. Paqartësitë politike po ndjellin pasiguri te njeriu i rëndomtë. Si pasojë e këtij ambienti të pasigurtë politik por dhe ekonomik, rinia po largohet nga vendi në kërkim të një jete më të mire, thuhet mes tjerash në mesazhin e BFI-së.

Tajfun i fuqishëm goditi pjesë të Kinës dhe Europës Veriore, ku la pas një bilanc tragjik me 13 viktima. Vorbullat e fuqishme të erës Lakmia, në Amsterdam dhe Luksemburg lane zona të tëra të përmbytura dhe dëme materiale. Cikloni tropikal u shoqërua me shpejtësi deri në 187 kilometra në orë.