Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 11.08.2019

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 11-Gusht-2019

Kohëzgjatja: 00:27:29

Kanali: DITARI

Myslimanët në vend dhe në mbarë botën, filluan festimet tre ditore për festën e Bajramit të Kurbanit. Nuk munguan mesazhet për tolerancë dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. Në Mekë, mbi 2 milionë pelegrinë po kryejnë ritet finale të Haxhit. Në xhaminë Al Aksa të Jerusalemit, besimtaret mysliman u konfrontuan me policinë izraelite, me crast raportohet për 14 persona te lenduar.

La verita sot nuk publikoi bomba te reja per rastin Zhvatja, Derisa hetuesia akoma eshte ne pushim vjetor, perfaqesuesit e BE-se ndezin dritën e kuqe. Komisari për zgjerim i Bashkimit Europian Johanes Han, kërkon zbardhje të shpejtë të rastit . Hahn porositi autoritetet se askush nuk është mbi ligjin, të gjithë kryerësit e veprës duhet të përballen para drejtësisë. Ky eshte reagimi i pare nga BE pas publikimit te aferes Zhvatja. LSDM –VMRO vazhdojne te shfajesohen njera me tjetren.

Opozita shfaq dyshime se në vendin tone eshte përhapur sëmundje e rrezikshme e njohur si Antraksi I kafshëve. VMRO fajëson pushtetin per fshehje te te dhenave, dhe kerkojne qe kompetentet te ndermarrin masa parandaluese. Antraksi, si semundje infektuse shumë lehte transmetohet nga kafshet tek njeriu.Kompetentet qetesojne, nuk ka asnje person te infektuar. Kompetentet paralajmerojne detaje per diten e neserme.

Të paktën 19 persona janë plagosur si pasojë e një tornado të rrallë që goditi Luksemburgun.Autoritetet thonë se janë dëmtuar 160 banesa nga erërat e forta që goditën dy qytete, që ndodhen shumë pranë kufirit me Francën dhe Belgjikën.