Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 21.08.2019

Ditari 1 ne TVM2...

Shikime: ...

Date: 21-Gusht-2019

Kohëzgjatja: 00:34:43

Kanali: DITARI

Me urdhër të prokurorisë publike për krim të organizuar dhe korrupsion, policia ka arrestuar prokuroren speciale, Katica Janeva e cila dyshohet për shpërdorim të detyrës në rastin “Zhvatje”. Janeva ka arritur në gjykatë, ndërsa prokurori ka kërkur që janevës ti shqiptohet masa paraburgim.
Arrestimi i Janevës është dëshmi se të gjith para ligjit janë të barabartë kanë dekalruar nga qeveria. Edhe LSDM ka thënë se mbështet organet e hetuesisë për zhardhjen e plotë të rastit. Ndërsa nga VMRO-ja opozitare kanë theksuar se arrestimi i Janevës nuk duhet të shërbej si shpëtim të karierës së Zoran Zaevit. Nga Aleanca për Shqiptarët, e përshëndetën arrestimin e Janevës, dhe ftuan institucionet për drejtësi joselektive.

Drejtoria e të Ardhurave Publike do të kryej kontrolle në kompanitë që kanë lidhje me Bojan Jovanovskin i dyshuar në rastin Zhvatje. Këtë e paralajmëroi drejtoresha e DAP Sanja Llukarevska, sipas të cilës deri të premten, priten urdhëresat për fillimin e kontrollit.
Ligji i ri për prokurorinë, ku pritet të përfshihet edhe prokuroria speciale është në pritje të harmonizimit të qëndrimeve mes pushtetit dhe opozitës. Por analisti politik Ismet Ramadani thot se ligji nuk po miratohet për shkak të qëndrimeve destruktive të opozitës, e cila nuk e ka prioritet drejtësinë por mbrojtjen e zyrtarëve të sajë që janë të akuzuar nga prokuroria speciale.