Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




“4 performanca një ide”, piktori Miftar Mehmeti hap ekspozitën e re

Në nderim të 109 vjetorit të lindjes së humanistes shqiptare Shën Tereza, u hap ekspozita “4 performanca një ide” e piktorit Miftar Mehmeti....

Shikime: ...

Date: 27-Gusht-2019

Kohëzgjatja: 00:01:49

Kanali: KULTURË

Kjo ekspozitë kurorëzon epilogun e punës 10 vjeçare të artistit në krijimin e katër pikturave monumentale kushtuar historisë së lavdishme të popullit shqiptar. Teknika e veçantë e portreteve gjigante të dy figurave kombëtare, Skënderbeut dhe Nënë Terezës, që formësohen në sfondin e 100 portreteve të formatit më të vogël, është karakteristikë e mjeshtërisë së rrallë të piktorit Miftar Mehmeti e realizuar me ndihmën e 50 artistëve të rinj pjesëmarrës.

“Vepra e Miftar Mehmetit nuk është vetëm pjesë e krijimtarisë së tij personale, por një zotërim i jashtëzakonshëm i eklektizmit të një perfeksioni teknik dhe një dëshirë të papërmbajtur eksperimentimi, të gjitha këto të shoqëruara me vullnet, energji dhe mjeshtëri për të përdorur më shumë stile përnjëherësh”,- tha historiania e artit, Jëlldëz Asani.

“Asnjëherë nuk duhet t’i harrojmë ata që u flijuan dhe ata që treguan humanizëm, që ne sot si popull të jemi shumë krenarë dhe veprat e tyre madhështore t’i nderojmë dhe respektojmë ashtu siç e do dhe e bën tradita jonë shqiptare”,- tha drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dita Starova Memeti.

Portreti i heroit kombëtar Skënderbeu shoqërohet me portrete të formatit më të vogël të personaliteteve tjera të rrjedhës së historisë shqiptare nga Çerçis Topulli deri tek Arbën Xhaferi dhe momente të historisë së dhimbshme shqiptare, ndërkaq portreti gjigant i humanistes shqiptare shpreh etapat e jetës dhe formimit të saj si personalitet botëror. Në këtë ceremoni me karakter performance, piktori Mehmeti ftoi personalitet të politikës, arsimit, sportit dhe medias në mënyrë simbolike të vendosin portretet në plotësimin e mozaikut.

ARLINDA BAFTIU