Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 15.09.2019

Ditari 1 se bashku me Leunora Kaliqin.

Shikime: ...

Date: 15-Shtator-2019

Kohëzgjatja: 00:28:43

Kanali: DITARI

Një alpinist nga Shkupi ka humbur jetën në Malin Olimp të Greqisë, pasi ka rënë në humnerë. LAjmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme dhe Shoqata Bjeshkatare Ekologjike Shkupi, anëtarë i së cilës ishte i ndjeri.

VMRO-ja opozitare ka dalur kundër transferimit të lëndëve të PSP-së te prokuroria publike. Bartjen e këtyre lëndëve nga VMRO-DPMNE e shohin si përpjekje të LSDM-së për të ndikuar te gjyqësori. Por në një reagim të LSDM-së thuhet se VMRO-DPMNE po insiston të vë kontrollë mbi prokurorinë, në shërbim të mbrojtejes së krimeve të bëra nga zyrtarët e qeverisë së kaluar.

Një degradim, që duhet të merr fund shpejtë që të kthehet besimi i qytetarëve te organet e drejtësisë, kështu i quan zhvillimet e fundit Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili është kundër idesë për prokuror apo ekspert të huaj, pasi vlerëson se vendi ka jurist të mirë.

Themelimi i Inspektoriatit për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve tanimë është future në procedure parlamentare, por Drejtor i Agjencisë për zbatimin e ligjit për Gjuhë, Ylber Sela, u sugjeron deputetëve që të intervenojnë me amandamente me qëllim të ligji të mos ketë zbraztira.