Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 16.09.2019

Ditari 1 se bashku me Gazmend Kurtishin.

Shikime: ...

Date: 16-Shtator-2019

Kohëzgjatja: 00:39:23

Kanali: DITARI

Maqedonasit e Jurumlerit protestojnë kundër hapjes së paraleles me mësim në gjuhën shqipe. Banorët thonë se nuk janë kundër bashkëfshatarëve të tyre por kundër ardhjes së nxënësve nga të tjera fshatra. Drejtori i shkollës nuk prononcohet ndërsa nga Komuna e Gazi Babës ofruan sqarim me shkrim me arsyetimin e kreu i saj është në udhëtim zyrtar. Ministri Ademi thotë se drejtori ende nuk ka dorëzuar kërkesë për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe dhe ftoi drejtorin dhe komunën ta bëjnë këtë dhe se do tu ndihmojë.

Këshilli i prokurorëve ua ndërpret mandatin prokurorëve të Prokurorisë speciale publike, dhe i kthen në vendet e vjetra të punës në prokurorite themelore të vendit. Nga këshilli I prokurorëve thonë se ndërprarja e mandatit të tyrë vjen si pasojë e shkarkimit të prokurores speciale Katica Janeva. Këshilli i prokurorëve ka vendosur që Katica Janeva të mos jetë prokurore as në Gjevgjeli.

VMRO – DPMNE konfirmon se kanë marrë një propozim për Ligjin për Prokurori publike nga ekipi qeverisës, por akuzojnë LSDM - në se vazhdimishtë ndryshon qëndrimet rreth ligjit në fjanë. Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev thotë ne dëshirojmë të që të kemi gjyqësi të pavarur, atëherë nuk duhet lejuar të përzihemi në prokurori.

Zëvëndëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani në takimin e zhvilluar me Përfaqësuesen e Lartë Për Politkë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini në Bruksel, ka riafirmuar përgatitja e vendit për fillimin e negociatave. Ai thotë se në samititn e 15 tetorit me meritë do ta sigurojmë vendimin për fillimin e negociatave.