Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 17.09.2019

Ditari 1 se bashku me Leunora Kaliqin.

Shikime: ...

Date: 17-Shtator-2019

Kohëzgjatja: 00:36:28

Kanali: DITARI

Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka për të nisur bisedimet me BE-në, prandaj ka mbetur që vendet e BE-së të bëjnë punën e tyre deklaroi sot në Shkup Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk.

VMRO-ja opozitare ka dalur sot me propozim për formimin e një Komisioni anketues i cili do të shqyrtonte punën e PSP-së. Por nga LSDM kanë kundërshtuar propozimin duke theksuar se nuk mundet të dyshuiarit të shqyrtojnë punën e PSP-së.

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e Kumanovës, duke e lënë në fuqi dënimin prej 746 vjet burg.

Minsitri i Arsimit Arbër Ademi kërkon nga komuna dhe drejtori i shkollës fillore “Njegosh” në Jurumleri që të krijojnë kushtet për hapjen e paralaeles me mësim në gjuhën shqipe. Ai shprehet i gatshëm për takim me drejtorin dhe të gjitha palët për të diskutuar dhe për tu kërkuar që të mos krijojnë tensione për agjenda të caktuara politike.