Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 06.10.2019

Ditari 1 se bashku me Gazmend Rexhepin

Shikime: ...

Date: 6-Tetor-2019

Kohëzgjatja: 00:26:21

Kanali: DITARI

Qytetarët e Kosovës zgjedhin përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit. Procesi i votimit kalon pa ndonjë incident të madh, por me disa parregullsi të vogla. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë thirrje për kujdes nga të gjitha palët për mbarëvajtje të procesit. Se çdo gjë që ndodh gjatë ditës do t’i faturohet Kosovës”.

VMR –DPMNE akuzon pushtetin se si pasojë e shkatrrimit të ekonomisë dhe lulëzim të korrupsionit po largohen kompani nga vendi dhe po investojnë në vendet tjera. Por nga LSDM kritikojnë bashkëpunëtorët strategjikë të VMRO-DPMNE-së, veçanërisht Gordana Siljanovska Dafkovën dhe Igor Durlovskin, nga të cilët sipas LSDM-së nuk mund të pritet asgjë evropiane dhe progresive.

Agjencia për cilësi të arsimit të lartë i cili përfshin këshillin për akreditim dhe evaluim ende nuk ka nisur me punë sepse duhet të respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në pëzgjedhjen e këtyre organeve, thotë Ministri i Arsimit Arbër Ademi.

Një ngjarje tragjike është shënuar në Austri ku një person dyshohet se ka vrarë në mënyrë makabër ish të dashurën dhe 4 pjesëtar të familjes së saj.