Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 10.10.2019

Ditari 1 së bashku me Belinda Koka Ademin...

Shikime: ...

Date: 10-Tetor-2019

Kohëzgjatja: 00:41:18

Kanali: DITARI

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Boki 13, Katica Janevës dhe Zoran Kiçeec si të akuzuar për rastin Zhvatje. Ata akuzohen për ndikim të kundërligjshëm, larje parashë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndërkohë ka vazhduar marrja në pyetje e të dyshuarve tjerë, në mesin e të cilëve edhe deputetja, Frosina Remenski, të cilës I janë shqiptuar masa të kujdesit dhe I është marrë pasaporta. VMRO e quan të vonuar hetimin e deputetes Frosina Remenski.

Gjykata e Aplelit, ka konfirmuar vendimin gjyqësor të shkallës së pare për të dënuarit në rastin "Lagjja e trimave", me çrast 37 të dënuarve u janë vërtetuar 746 vite burg dhe 7 dënime me burg të përjetshëm. Avokati mbrojtës Naser Raufi paralajmëron ankesë në Gjykatën supreme, ndërsa vuri në pah edhe ankesat e të dënuarve që nuk u lejohen vizita nga familjarët siç është rasti me Demë Shehun i cili prej më shumë se katër vitesh nuk i ka parë fëmijët.

Kryemisnitriat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë kanë nënshkruar një deklaratë për lëvizje të lirë të njerëzve mallrave dhe shërbimeve. Marrveshja u nënshkrua në takimin trepalësh në Novi Sad ku tre kryemisnitrat kanë shprehur gatishmëri që në këtë marrveshje të përfshihen edhe vendet tjera të rajonit.

LDK dhe Vetëvendosje parimisht janë pajtuar për formimin e qeverisë së re të Kosovës e cial do të drejtohet nga Albin Kurti. Këtë e bënë të ditur pas takimit të sotëm kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe përfaqësuesja e LDK-së Vjosa Osmani.