Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 11.10.2019

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 11-Tetor-2019

Kohëzgjatja: 00:36:54

Kanali: DITARI

Kryeministri Zaev beson në pafajësinë e nënkryetares së kuvendit Frosina Remenski. Suspendimin e saj nga organet e LSDM-së, e quan veprim të arsyeshëm që ajo mos mund të shfrytëzojë fuqinë partiake dhe politike për të ndikuar eventualisht mbi procesin hetimor. Zaev gjithsesi thotë se pafajsinë do të duhet ta deshmojë gjyqësori.

Franca kërkon shtyerjen e datës për bisedime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me arsyetimin se duhet të vazhdojnë me reforma. Autoritetet e larta të vendit nuk besojnë se Parisi do ta bllokojë procesin, madje thonë se vendi është i gatshëm për negociata edhe sipas kritereve të Francës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, paralajmëron se bisedimet me Vetëvendosjen për formimin e qeverisë së re, do to fillojnë vetëm pas certifikimit të rezultateve finale nga KQZ. Thonë se aktualisht rezultati ëhtsë shumë I ngushtë, dhe pas rezultatit zyrtar pavarësisht se kush del partia e parë ne do ta respektojnë vullnetin e qytetarëve.

Komisioni i Venecias,vlerëson se presidenti i Shqiërisë Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, por nuk duhet shkarkuar nga detyra. Reagon keshilltari per media i presidences i cili thot se komisioni vertetoi se Meta nuk e ka shkelur asnjehere kushtetuten. Ndërkohë nga Partia demokratike thonë se mazhoranca doli bllof dhe se shumë shpejt të gjithë do të japin llogari para drejtësisë për mëkatet e tyre.