Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 16.11.2019

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 16-Nëntor-2019

Kohëzgjatja: 00:30:57

Kanali: DITARI

Në fabrikën e çelikut të Makstil Steel lëndohen katër persona njëri prej të cilëve më rëndë si pasojë e shpërthimit të zjarrit për shkak të dështimit të disa pajisjeve në njërën prej gropave, të çelikut të shkrirë. Zjarrfikësit kanë intervenuar shpejtë, ndërsa incidenti konfirmohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe fabrika Makstil.

Shpeshtimi i vizitave të politikanëve të vendit tone në Bruksel e Paris, dhe atyre ndërkombëtar në Shkup, është sinjal i qartë se BE do të mendojë seriozisht për Maqedoninë e Veriut, vlerëson profesoresha universitare, Besa Kadriu. Ajo qëndrimin e Francës e sheh si ribrendim te vetes në BE, se sa kusht per vendet kandidate per integrim.

Qytetarët të cilët kthehen në vndlindje nga luftrat në Lindjen e Mesme nuk duhet të trajohen si të rrezikshëm për sigurinë e vendit, por duhet të ri – solializohen që ti rikthehen jetës normale dhe të natyrshme, thotë sociologu Ali Pajaziti. Sipas tij riatdhesimi duhet bërë sa më shpejt që të evitohet radikalizimi apo devijimi më i madh i tyre.
Specializantë privatë të bashkëfinancuar dhe punëtorët jo shëndetësorë, administrata, dhe pjesa tjetër e personelit teknik, kërkojnë rritjen e pagave në të kundërtën do të protestojnë. Ministri Filipçe thotë se kërkesa është legjitime, dhe do të shohë se cilat janë mundësitë. Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se po degradohen punëtorët shëndetësor.