Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 17.11.2019

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 17-Nëntor-2019

Kohëzgjatja: 00:31:19

Kanali: DITARI

Mosdhënien e datës për fillimin e bisedime për RMV- në nga ana e tre vendeve të BE- së, kryeparlamentari Europian Dejvid Sasoli e ka vlerësuar si të gabuar dhe këto shqetësime ja ka përcjellë edhe presidentit francez Makron. Ai thotë se Maqedonia e Veriut, dhe qytetarët e sajë janë të gatshëm të bëhen anëtare e Bashkimit Europian, dhe kanë punuar shumë në këtë drejtim.
Niveli i ndotjes së ajrit në vendin tone vazhdon të jetë i lartë sidomos në Shkup dhe Tetovë. Ambientalistët kërkojnë qasje më serioze nga autoritetet, pasi kjo paraqet kërcënim serioz për qytetarët. Ata thonë se edhe vetëdija ekologjike e qytetarëve është e ulët, vlerësim që e pranojnë edhe vetë qytetarët të cilët thonë se duhet të mbajtur llogari për mos ndotjen e ajrit.
Në vendin tone në nivel vjetor para kohe lindin rreth 600 foshnje. Prej tyre 12% humbin betejën për jetë. Mjekët thonë se janë vendosur metoda të reja në trajtimin e tyre.
Rritja për 700 denarë e pensioneve nga janari i vitit të ardhshëm nuk i ka kënaqur aq shumë pensionistët. Ata thonë se këto të holla nuk u mjaftojnë as për blerjen e e ilaçeve, dhe kërkojnë rritje më të madhe të pensioneve.