Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 20.11.2019

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 20-Nëntor-2019

Kohëzgjatja: 00:38:39

Kanali: DITARI

Mesazhi telefonik i prokurores Vilma Ruskovska drejtuar njërit nga gjykatësit që miratoi lëshimin në arrest shtëpie të ish prokurores speciale Katica Janeva, nga gjykata e Apelit dhe Këshilli Gjyqësor është cilësuar si kërcënim dhe ndërhyrje e drejtëpdrejtë. Prokuroria publike e cilëson thjesht si një reagim në moment dëshpërimi.
Kryeministri Zaev e cilëson proces të domosdoshëm vetingun në gjyqësor madje edhe për politikanët. Nëse vendos ti shërbesh popullit, duhet të jesh i pastërt e transparent, thotë kryeministri. Megjithatë pranon se vetingu në drejtësi, mund të lërë gjykatat me mungesë gjykatësish e prokurorësh.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti hedh poshtë insinuatat për marrëveshje partnerësh në prag të qeverisë teknike në rokadat e fundit në disa sektorë në MPB. Thekson se në institucionet e sigurisë duhet të punojnë njerëz profesionistë.
Në Manastir u përurua konsullata e nderit e Shqipërisë dhe konsulli i saj parë, Imer Selmani. Për shqiptarët konsullata e nderit në qytetin e Alfabetit, ka një rëndësi shumë më të madhe se çdo konsullatë tjetër nderi për shkak të rëndësisë historike që ka ky qytet për shqiptarët. Vazhdojnë ndërkohë aktivitetet për ditën e Alfabetit