Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 30.11.2019

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin..

Shikime: ...

Date: 30-Nëntor-2019

Kohëzgjatja: 00:25:50

Kanali: DITARI

Shënohet viktima e 51-të e tërmetit tragjik në Shqipëri, e cila ka ndërruar jetë pas 4 ditësh në gjendje kome, ndësa janë varrosur edhe anëtarët e familjes Lala. Gjendja për të mbijetuarit vazhdon të jetë problematike, pasi ata nuk kanë një strehë. Mdërkohë, kryeministri Rama, vendosi garantimin e pensionit të përjetshëm për familjet e viktimave si dhe dënimin deri në 15 vjet burg për personat përgjegjës për ndërtimet pa leje e pa standarde.

LSDM kërkon interpretim autentik të nenit 11 nga ligji për falje, I cili ndalon faljen ilegale të ish presidentit Ivanov. Ata thonë se VMRO- DPMNE po bën gjithçka për ta penguar sundimin e së drejtës dhe prishjen e sistemit të drejtësisë por kjo sipas tyre nuk do të lejohet. Por nga VMRO – DPMNE thonë se nuk do të mbështesë amnisti sepse sipas tyre vendimi i gjykatës kushtetuese ta hapë këtë nismë është politik e jo juridik.

Mos rregullimi i shtratit të lumit të Kumanovës paraqet telashe të mëdha për banorët të cilët jetojnë përgjatë shtratit të lumit. Ata ankohen se ndjehen të pasigurtë sepse gjatë Vjeshtës dhe Dimrit nga rritja e nivelit të ujit rrezikohen nga vërshimet. Kreu i Kumanovës, thot se ky problem do të zgjidhet në fazën e ardhshme që pritet të filloj në Pranverë dhe të përfundojë në fund të vitit 2021.

Kryetari i Lëvijes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa në takimin e sotëm janë pajtuar për programin qeverisës. Ata kanë theksuar se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja.