Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 01.12.2019

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin..

Shikime: ...

Date: 1-Dhjetor-2019

Kohëzgjatja: 00:27:45

Kanali: DITARI

Në tërmetin tragjik në Shqipëri përveç 51 viktimave pa strehë kanë mbetur mbi 5 mijë persona, andaj autoritetet janë përqëndruar në akomodimin e tyre. Kryeministri rama thotë se familjet më të goditura duhet të jenë të akomoduara në shtëpi brenda këtij muaji. Ndërkohë edhe sot në Durrës ka pasur lëkundje të tokës me magnitudë deri në 4.5 të shkallës Rihter.

VMRO – DPMNE nuk mbështet faljen e politikanëve që kanë bërë shkelje të ligjit thotë kryetari i VMRO DPMNE-SË Hristijan mickovski. Sipas tij kjo temë është një lojë e qeverisë dhe shkon në favor të zaevit dhe partis së tij që të mos përgjigjen për lëndët tjera. Ndërkohë, Kryeministri Zoran Zaev fton Antikorrupsionin të filloj procedurë për “pastrim” të gjyqësorit dhe të kontrollon pronën e gjykatësve dhe prokurorëve.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski vlerëson lartë kontributin e Bullgarisë dhe Greqisë në daljen e vendit tone nga izolimi i tërësishëm ndërkombëtar në të cilin e kishte futur regjimi i Nikola Gruevskit. Ai tha se BE do të vetëdisohet për gabimin që ka bërë për mos dhënien e dates.

Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën derisa 21 janë lënduar në lindje të Rusisë pas rënies së një autobusi me udhëtarë në një lum të ngrirë