Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 04.12.2019

Ditari 1 së bashku me Migena Gorencën..

Shikime: ...

Date: 4-Dhjetor-2019

Kohëzgjatja: 00:41:36

Kanali: DITARI

Është shqiptuar aktvendimi i parë për rastin Zhvatja. 3 vite burg për Zoran Milevskin. Mbrojtja paralajmëroi ankesë pasi për ta, edhe ky dënim është i lartë. Opinioni pret vendimet për dy të akuzuarit e tjerë e nëse hetimi për këtë rast do të zgjerohet. Prokuroria nuk nxitohet, pret përfundimin e eksperizave nga telefonat apo kompjuterët e të dyshuarve.

Kushtetuesja nuk ka ndërmend të shqyrtojë kushtetutshmërinë
e dy neneve të para të Ligjit për Amnisti. Prokurorja Ruskoska sqaron se nëse kushtuesja do të rrëzonte nenet, amnistia do të vlente për të gjithë. Ziadin Sela, konsideron se amnisti nuk duhej të kishte për askënd. Deputetët ndëkrohë rikonfirmuan se neni kontestues për amnistinë, neni 11, është inekzistent prandaj nuk ka nevojë të interpretohet.

Samiti i Londrës tregoi se pavarësisht mosmarrveshjeve, Aleanca mbetet e fortë. Samiti hapi një vend në tryezë edhe për Maqedoninë e Veriut, për të treguar se dyert janë të hapura për Ballkanin Perendimor. Për qeverinë e ardhmja e Maqedonisë ka vetëm një adresë , selinë e NATO-s në Bruksel. Opozita dyshon se NATO po merret si preteks për shtyrjen e zgjedhjeve.VMRO –DPMNE dhe ASH kërkojnë që protokolli përfundimtar të miratohet më 11 dhjetor. Xhaferi thotë se nisma është dorëzuar në adresë të gabuar , adresa e saktë është ekzekutivi.

Në Shqipëri e gjithë vëmendja është përqendruar në strehimin e banorëve të dëmtuar nga tërmeti. Qeveria paralajmëroi se do të verifikohen të gjitha shtesat e bëra në pallate pas viteve ’90, për të gjetur përgjegjësit e dëmtimit. Presidenti Meta në Kosovë nderoi me Medaljen e Artë të Shqiponjës, të gjithë pjestarët e FSK-së për solidaritetin e pashembullt me vëllezërit e gjakut.