Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 05.12.2019

Ditari 1 së bashku me Belinda Koka Ademin..

Shikime: ...

Date: 5-Dhjetor-2019

Kohëzgjatja: 00:32:50

Kanali: DITARI

Kryemisnitri Zoran Zaev paralajmëron mundësinë për ratifikim të kushtëzuar të protokolit për anëtarësim në NATO nëse deri para shpërbërjes së kuvendit nuk bëhet ratifikimi nga ana e Spanjës.

Inspektorë policorë nga sektori për krim të organizuar kanë kryer kontrollë në dy kompani vendore dhe një kompani të hauj të cilat kanë lidhje me biznesmenin Orce Kamçev. Minsitri I Brendëshëm Oliver Spasovski e ka konfirmuar se policia është futur në tri kompani por nuk ka dhënë më shum detaje.

Minsitri i Adminsitratës Damjan Mançevski ka bërë të ditur se po përgaditet një metodologji e re për punësim, e cila do të përfshijë edhe kujdesin për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe bashkësive tjera. Por Mançevski thot se nuk mund të pritet që përfaqësimi i shqiptarëve të jetë në të gjitha institucionet në bazë të përqindjes së përgjithshme të popullsisë.

Demografia në vendet e Ballkanit perëndimor po ndryshon për shkak të migrimit drejt BE-së, alarmojnë ekspertët. Nikica Kollar, njëri nga autorët e dokumentit hulumtues “Emigrimi dhe ndryshimi demografik në Europën Juglindore” thot se edhe shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të migronin po tu jepej mundësia.