Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 06.12.2019

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin..

Shikime: ...

Date: 6-Dhjetor-2019

Kohëzgjatja: 00:32:58

Kanali: DITARI

Në gjykimin e sotëm për rastin "Zhvatja" dëshmoi biznesmeni Orce Kamçev. Ai tha se Bojan Jovanovskit dhe Katica Janevës , ishin regjisorët e rastit. Kamçev këmbëngul se edhe prokurorja Lile Stefanova është e përfshirë në këtë rast.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime për drejtor të Revizionit shtetëror një zëri votoi Maksim Acevskin. Kreu i këtij komisioni Ilija Dimovski thotë se bëhet fjalë për profesionist i cili do t’i sigurojë kredibilitet më të madh këtij institucioni.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pret që ratifikimi i protokollit për antarësimin e vendit tone në NATO të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm sepse këtë e ka garantuar Spanja dhe fton partite politike në vend që të kontribuojnë në këtë drejtim me miratimin e ligjit për mbrojtje. Reagon VMRO – DPMNE e cila thotë se në ligj ekzistojnë pjesë të cilat s’kanë të bëjnë me procedurat e armatës me standardet e NATO-s.

Rritja ekonomike prej 3.6 % për kuartalin e 3, është e mirë por larg pritshmërive, vlerëson Kryeminstri Zoran Zav. Sipas tij investime kapitale në Ohër dhe Kërçovë do të ndikojnë në rritjen e BPV-së. Ai thotë se Qeveria ka srtategji për thithjen e investimeve të huaja.