Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 07.12.2019

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 7-Dhjetor-2019

Kohëzgjatja: 00:26:53

Kanali: DITARI

26 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë lënduar si pasojë e rrokullisjes së autobusit me të cilin po udhëtonin në rrugën Prokuplje- Bllacë në Serbi.
Policia ka realizuar një aksion të gjërë në Gjorçe Petrov, Haraçinë, Gërçec dhe vendbanime tjera me ç’rast ka sekuestruar një sasi droge dhe ka arrestuar 10 të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale.
Ligji i gjuhëve do të pësojë ndryshime për të respektuar raportin e Komisionit të Venecias, deklaron kryemisnitri Zoran Zaev. Respektim të raportit kërkon edhe VMRO-DPMNE. Reagojnë partit shqiptare.
Kryeqendra e vendit këtyre ditëve shumherë është rradhitur ndër qytetet me ajrin më të ndotura në botë. Sipas autoriteteve , ndotësit më të mëdhenj janë amvisëritë dhe automjetet. Qytetarët thonë se e ndjejnë ndotjen e ajrit, dhe se janë të shqetësuar për pasojat që ajo mund të ketë për shëndetin. Me ndotje të alrtë të ajrit përballen edhe kumanovarët.