Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 09.12.2019

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 9-Dhjetor-2019

Kohëzgjatja: 00:27:20

Kanali: DITARI

VMRO – DPMNE do të ndërhyjë me amendamente për ta bërë ligjin p;r gjuhët kushtetues. Aleanca për Shqiptarët kërkon që Shqipja të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase. Kryeministri Zoran Zaev kërkoi që të respektohen rekomandimet e Venecias dhe paralajmëroi rishikimin e ligjit, ndërsa BDI këmbëngul se duhen krijuar kapacitete për dygjuhësinë në gjyqësor, e jo të bëhen ndryshime të njëanshme ligjore.

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të përmirësojë gabimin e tetorit dhe t'i hap rrugën eurointegruese vendit tone sepse për rajonin nuk ka alternativë tjetër pos BE-së. Edhe Komisionerin për zgjerim Varheji dhe ministri i jashtëm të Rumanisë, Auresku, mbështesin integrimin e Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë në BE.
Shtatë regjistrimet e reja audio të publikuara tashmë në internet për rastin Zhvatja, po hetohen gjërësisht nga prokuroria e cila po përpiqet të gjejë se kush i ka postuar të njejtat të shtunën.

Një e treta e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, vetë ofrojnë mito për tu ktyer ndonjë punë, ndërsa 50 % e qytetarëve thonë se u është kërkuar mito nga ndonjë zyrtar apo administrator . Komiteti i Helsinkit vlerëson se korrupsioni mbetet problem serioz dhe fenomen i pandëshkuar, ndërkohë ndërkombëtarët porositin institucionet të fokusohen në ndërtimin e vlerave.