Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 12.01.2020

Ditari 1 së bashku me Leonora Kaliqin...

Shikime: ...

Date: 12-Janar-2020

Kohëzgjatja: 00:26:53

Kanali: DITARI

LSDM- ja akuzon ministrat e VMRO-DPMNE-së, se në Qeverinë teknike po dëshmojnë paaftësi duke marrë vendime në dëm të qytetarëve. Por nga VMRO-DPMNE kundërpërgjigjen se në LSDM mbizotron frika pasi do të dalin në sipërfaqe të gjitha manipulimet që I kanë bërë për tre vite.

Në fushatën e zgjedhjeve të 12 prillit përveç akuzave të ndërsjella partitë politike shqiptare do të ofrojnë edhe platforma të qarta për problemet me të cilat përballen për qytetarët për ti përfituar votat e tyre, vlerësojnë analistët politik. Ndërkohë sa i përket bllokut maqedonas opozita do të përqëndrohet në retorikën e nacionalizmit duke akuzuar pushtetin se ka shitur interest kombëtare shtetërore.

Vetingu në gjyqësor është më se i nevojshëm, duhet të përfshijë skenim rrënjësor të punës së gjykatësëve dhe të prokurorëve ndër vite, vlerëson
profesori universitar Bashkim Selmani. Ai thotë nuk ka vullnet të sinqertë politik për të mbështetur vetingun andaj mendon se ky proces duhet të monitorohet nga faktori ndërkombëtar.

Dy ditët e fundit është rritur numri i zjarreve në kryeqendrën tonë, ku si pasojë e tyre ka pasur edhe viktima. Zjarrëfikësit thonë se shpërthimi i zjarrit mund të shkaktohet edhe nga pakujdesia e njërëzve instalimet e vjetra elektrike, andaj ftojnë qytetarët që të kenë kujdes. Ata ankohen se gjatë intervenime pengohen nga automjetet e parkuara në vende jo adekuate.