Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 13.01.2020

Ditari 1 së bashku me Belinda Koka Ademin...

Shikime: ...

Date: 13-Janar-2020

Kohëzgjatja: 00:27:37

Kanali: DITARI

Dorëhiqet gjykatësja porotë Liljana Ivanovska-Koçovska, procesi gjyqësorë për rastin TNT kthehet nga Fillimi. Prokurori Burim Rrustemi vlerëson se në këto rrehtana procesi gjyqësor për rastin mund të stëzgjatet. Por avokati Jovica Strashevski, thot se pala mbrojtëse nuk ka për qëllim stërzgjatjen e procesit. I dëmtuari Fiat Canoski hedh dyshime nëse dorëheqja e gjykatëses është pasojë e korrupcionit apo ajo është kërcnuar?

LSDM dhe VMRO-DPMNE jaë përplasur rreth propozimit për shfuqizimin e ligjit të lustrimit. Me zhvlerësimin e ligjit bëhet përmirësimi i një gabimi historik vlerësojnë nga LSDM.Por nga VMRO duke e kundërshtuar propozimin, thonë se LSDM po tenton amnestimin e spiunëve.

Përplasje në MPB rreth Shefit të Sektorit për Punë të Brendshme –Shkup. Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i ka kërkuar mendim KSHZ-së lidhur me emërimin e Risto Stavrevskit në këtë post, me çka nuk është pajtuar zëvendësministreja Sllavjanka Petrovska.

Matjet nga qendra e monitorimit shtetëror tregojnë se ka ulje drastike të ndotjes së ajrit, deklaron zëvendësministri i mjedisit Jani Makraduli, duke hedhur poshtë pretendimet se kryeqendra e vendit vazhdimisht është në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotura në botë. Ndotje ka por ajo është më e ulët se vitet e kaluara thot Makraduli.