Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 14.01.2020

Ditari 1 së bashku me Leonora Kaliqin...

Shikime: ...

Date: 14-Janar-2020

Kohëzgjatja: 00:31:34

Kanali: DITARI

KSHZ –ja deklarohet jo kompetente për të vendosur për kërkesën e ministrit teknik të punëve të brendshme Naqe Çulev në lidhje me emërimin e Risto Stavrevskit për kryeshef të SPB-Shkup. Ndërkohë Kryeministri Spasovski kërkoi që përplasjet mes ministrit teknik nga rradhët e VMRO DPMNE-së dhe zëvendës ministres shtesë nga rradhët e LSDM-së të tejkalohen me marrëveshje.

Të zgjedhurit e popullit u përplasën për ndotjen e ajrit por pa ofruar e as miratuar vendime konkrete. VMRO – DPMNE akuzon LSDM-në se edhe përskaj premtimeve, deri më tani nuk ka ndërmarë agjë. Por LSDM kundërpërgjigjet se opozita vetëm sulmon pa propozime konkrete,ndërsa masat e ndërrmara kanë dhënë rezulktate.

Kroacia nuk e fsheh dëshirën që gjatë mandatit gjashtëmujor t’i bindë vendet skeptike për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e RMV-së dhe Shqipërisë në BE, deklaron kryeministri kroat Andrej Plenkoviq. Edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Del Leyen bëri thirrje që të hapen negociatat, pasi Maqedonia e Veriut, ashtu dhe Shqipëria i përmbushën detyrat.

Gjykimi për rastin “Monstra” do të nisë nga fillimi, por kësaj radhe formalisht, pasi të gjitha palët janë pajtuar që rasti të fillojë aty ku ka mbetur me thirrjen e dëshmitarëve të rinj. Do të dëshmojë edhe ish kryeministri Zoran Zaev.