Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 15.01.2020

Ditari 1 së bashku me Migena Gorencën...

Shikime: ...

Date: 15-Janar-2020

Kohëzgjatja: 00:38:38

Kanali: DITARI

Eurokomisari Zgjerim, Oliver Varhelji këkron vazhdimin e reformave nga Shkupi zyrtar për të bindur edhe më tej anëtaret e unionit se vendi meriton të jetë pjesë e tij. Potencoi në mënyrë të vecantë ligjin për PTHP-në, miratimin e të cilit para shpërndarjes së kuvendit e cilësoi madje si sinjal të mirë për Unionin. Ekzekutivi pret nga BE vendimin e merituar pas 15 viteve në dhomën e pritjes.

Ka një vit që ka hyrë në fuqi por 99% e institucioneve vazhdojnë me kokëfortësi të mos e zbatojnë ligjin për gjuhët. Nga Agjencia për gjuhët ankohen se shumë institucione as që u kërkojnë ndihmë.

Esnafi i Carshisë së vjetër në Shkup ankohet se megjithë premtimet, Carshia ëstë lënë në gjëndje të mjerueshme. Nga Komuna e Cairit thonë se bëjnë maksimumin, por kompetencat e tyre janë të kufizuara. Premtuan sërisht se do të gjejnë zgjidhje për problemin e parkingjeve. Premtime janë dhënë edhe nga vetë kreu i ekzekutivit, por esnafi kërkon punë konkrete jo vetëm premtime para zgjedhjeve .

Shqiptarët kujtuan sot 21 vjetorin e masakrës së Recakut, vrasjen makabre të 45 shqiptarëve nga forcat serbe. Serbia ende mohon masakrën. Presidentët e shteteve shqiptare, Meta e Thaçi, dhe ambasadori Uilliam Ualker përkujtuan se mohimi i masakrës, rrezikon reciklimin e dhunës dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të njohë të vërtetën e Recakut.