Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 16.01.2020

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 16-Janar-2020

Kohëzgjatja: 00:32:45

Kanali: DITARI

Partit politike në vend vazdojnë të mbrojnë qëndrimet e tyre rreth ligjit të prokurorisë, edhe pse zyrtarë të BE-së përfshie dhe eurokomesarin ppër zgjerim Oliver Varhelji apelojnë për miratimin e ligjit, i cili do të ndikonte pozitivisht për hapjen e negociatave me BE-në. Edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe Zëvendëskryemisnitri Bujar OSmani u kërkojnë partive politike të harmonizojnë qëndrimet rreth ligjit në fjalë.

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhelji, ka qëndruar në Tiranë, ku ka shprehur angazhimin e tij që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkani Perëndimor është prioritet ka theksuar eurokomesari, duke shtuar se tashmë është gati platforma dhe metodologjia për të hapur negociatat me dy vendet.

Në pranverë do të nisin punimet për autostradën Shkup-Bllacë. Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” ka firmosur sot projektin për dy kilometrat e para me kompaninë ndërtuese “Granit”. Punimet pritet të zgjasin 18 muaj, ndërsa do të kapin shumën prej 12.2 milionë euro.

Lëvizja Vetëvendosje i tha Jo, insistimit të LDK-së që për formimin e qeverisë së re asaj ti takojë edhe posti i kryeparlamentarit. Derisa kreu i LDK-së Isa Mustafa po mbante mbledhje me grupin parlamentar, atij I ka shkuar një Zarf nga Vetëvendosje ku njoftohet se Kurti nuk e ka ndërmend të diskutojë për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti I kryetarit të Kuvendit.