Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 17.01.2020

Ditari 1 së bashku me Belinda Koka - Ademin...

Shikime: ...

Date: 17-Janar-2020

Kohëzgjatja: 00:26:55

Kanali: DITARI

Një zëri dhe pa kundërshtime deputetët miratojnë Ligjin për nëpunës administrativ me të cilin të gjithë nëpunësit administrativ do të mund të avancohen dhe të marrin edhe rroga në përputhje me nivelin e arsimimit.

Ligji për Prokurori Publike javën e ardhshme sërish do të jetë temë debati midis partive politike për të tejkaluar dallimet. Nga LSDM pa zbuluar detaje thonë se ka gjasa të arrihet marrëveshje ndërsa nga VMRO DPMNE thonë se propozim ligjin do ta shqyrtojnë ditëve në vijim duke shtuar se nuk guxon të lë hapsirë për kompenzime shtesë për prokurorë të caktuar.

Organizatat jo qeveritare kërkojnë nga deputetët që të miratojnë Ligjin për anulimin e lustrimit përpara se të shpërndahet Kuvendi. Sipas Organizatave procesi ishte keqpërdorur politikisht, nga qeveria e atëhershme dhe thonë se shteti duhet të kompensojë të gjithë ata që ishin viktima të procesit të lustrimit sepse vetë u angazhua për këtë.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hartoi strategjinë e re 4 vjeçare kundër korrupsionit dhe ia dorëzoi kuvendit për miratim. Sipas Antikorrupsionit, për luftë të suksesshme kundër korrupcionit duhet përkrahje politike në vepër, bashkëpunim ndërinstitucional dhe përfshirjen e gjithë shoqërisë.