Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 18.01.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 18-Janar-2020

Kohëzgjatja: 00:29:29

Kanali: DITARI

- Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev shprehet i gatshëm që të ulet në takim me kreun e VMRO-së Hristian Mickovski, për të gjetur kompromis rreth ligjit të prokurorisë. Miratimi i këtij ligji do të ishte argument shtesë që vendi të merr datën për fillimin e bisedimeve me BE-në vlerëson Zaev. Nga VMRO thonë se tekstin e propozimligjit e kanë dërguar për analizë te ekspertët partiak.
- Ligji për lustrim nuk duhet shfuqizuar thotë ish Zv/ kryetari i komisionit për Verifikimin e Fakteve Hasan Luma. Sipas tij komisioni për lustrim e ka kryer me profesionalizëm punën e tij, dhe shfuqizimi i ligjit paraqet precedencë juridike.
- Minsitreja e Financave Nina Angellovska ka deklaruar se buxheti shtetëror është në kondicion të mirë, financat janë stabile, ndërsa pensionet rriten, e borxhet e vjetra po kthehen. Vazhdon edhe kthimi i TVSH-së për kompanitë thot ajo. Por këtë qëndrim nuk e ndanë zëvendësminsitreja shtesë Dimitrijeska-Koçoska, e cila foli me tone kritike për funksionimin e minsitrisë. Por analistët politik në vend besojnë se përplasjet mes minsitrave dhe zëvendësministrave në qeverinë teknike nuk do të ndikojë në organizimin e zgjedhjeve demokratike.
- Aleanca për shqiptarët nëpërmjet Forumit Rinorë ka kritikuar Minsitrinë e Arsimnit dhe komunën e Tetovës për mos realizimin e premtimit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës në Reçicë të Vogël. Por kritikat i ka quajtur të pa baza minsitri i Arsimit Arbër Ademi, sipas të cilit së shpejti do të fillojë ndërtimi i shkollave në Reçicë dhe Bllacë.