Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 12.02.2020

Ditari 1 së bashku me Migena Gorencën...

Shikime: ...

Date: 12-Shkurt-2020

Kohëzgjatja: 00:35:30

Kanali: DITARI

Presidenti Stevo Pendarovski , firmosi dekretin për ratifikimin e Marrëveshjes së Atlantikut të Veriut. Ministrja e Mbrojtës, Shekerinska pret tani mbështetjen e opozitës edhe për ligjin për mbrojtje.

Një bombë e re u dëgjua sot në kuvend. Antonio Milloshovski akuzon pushtetin për moral të dyfishtë, që i përdori bomat kur ju deshën, e tani nuk I lejojnë më. Ministrja Deskovska porositi Milloshovskin që dëshmitë ti dorëzojë ku duhet, e i përkujtoi se nuk e ndalojnë dot ligjin për prokurorinë që sot kaloi filtrin në komisonin për cështje europiane. Ligji përmbledh kërkesat e shqiptarëve thonë nga BDI. Ekspertë kanë dyshime për pr ligjin aktual.

Ligji në letër ekziston por dy serviset, TVM 2 dhe radio Shkupi, që duhet të transmetojnë 24 orë program në gjuhën shqipe, po stagnojnë. Për të filluar programet e reja, duhet të kalojë sistematizimi i ri, e ai zvarritet sirtareve të ministrive. Nga qeveria pranojnë se ka ngecje.

Kryeministri Oliver Spasovski vlerëson se ministrja për punë dhe politikë sociale, Rashela Mizrahi, qëllimisht shkel Kushtetutën dhe ligjin per gjuhët, prandaj ka kërkuar shkarkimin e saj. Kreu I VMRO-së I apelon ministrit të shohë më mirë bashkëpunëtorët dhe veten e të mos meret me mizrahin.