Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 13.02.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 13-Shkurt-2020

Kohëzgjatja: 00:35:04

Kanali: DITARI

-Gripi sezonal ka marr viktimën e parë. Në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, mbrëm ka ndrruar jetë një vajzë 14 vjeçare. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se vetëm javën e fundit nga gripi sezonal janë prekur mbi 3600 persona. Më së shumti janë prekur fëmijët e moshës shkollore. Poashtu njoftohet se është prekur nga virusi korona Covid – 19, njëri nga tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në karantinë në anijen “kruzer” në Japoni.
-Në pritje të séances plenare për ligjin e prokurorisë kanë vazhduar akuzat mes VMRO-së dhe LSDM-së rreth ligjit. LSDM ftoi deputetët që t’i përkrahin ligjet ndëkaq, akuzon kreun e VMRO -së, Kristijan Mickovski për presion mbi deputetët që të mos e votojnë ligjin e prokurorisë. Por VMRO kërkoi nga deputetët të mos e miratojë propozim tekstin i cili sipas tyre synon amnistinë e krimit të Zaevit.
-Kryeministri teknik Oliver Spasovski nuk heq dorë nga nisma për shkarkimin e ministres së punës dhe politikës sociale Rashella Mizrahi, pasi sipas tij minsitreja në fjalë duke mos përdorur emrin kushtetues të vendit, ka shkelur kushtetutën. Por nga -VMRO-DPMNE insistojnë që Mizrahi të vazhdojë të ushtrojë detyrën e minsitres.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov po qëndrojnë për vizitë në kryeqendrën franceze, në përpjekje për të bindur zyrtarët francez se vendi meriton datën për fillimin e bisedimeve.