Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 14.02.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 14-Shkurt-2020

Kohëzgjatja: 00:32:19

Kanali: DITARI

Edhe debati sotshëm për ligjin për prokurori Publike u zhvillua me tensione dhe përplasje. VMRO-DPMNE kundërshtoi miratimin e ligjit me arsyetimin se nuk lufton krimin por është për drejtësi selektive. Pati akuza të ndërsjella midis deputetëve të VMRO – DPMNE-së dhe deputetëve të pavarur si dhe LSDM_së dhe VMRO – së, ndërsa BDI bëri me dije se do të mbështesë gjitha ligjet deri në shpërbërje të kuvendit.

Kreu i LSDM-së Zaev thotë se partia e tij as nuk dëshiron e as nuk planifikon të formojë shumicë të re parlamentare edhe pse i ka votat. Edhe BDI hedh poshtë zërat për mospajtime mes partnerëve të koalicionit. Deputeti Grubi thotë se nuk ka asnjë kushtëzim për ligjin për PTHP-në , për më tepër kur në ndryshimet e Kodit Zgjedhor është pranuar amendamendi i BDI-së për ndryshimin e kufijve zgjedhorë.
Edhe pse deputetët kanë të drejtë që të udhëtojnë falas me autobuzë dhe trena, ata preferojnë makinat personale pasi buxheti ua mbulon shpenzimet. Për transportin e preferuar të tyre, Kuvendi ka shpenzuar rreth 3 milon euro nga viti 2015 deri më 2019. Nga antikorrupsioni kërkojnë nga Kuvendi të vendos kritere konkrete se deri ku mud të arrijë kompenzimi për të njejtat.

Inspektorati për zbatimin e ligjit për Gjuhët, ende nuk ka filluar inspektimet në terren pasi nuk ka inspektorë. Pritet përmbyllja e konkursit deri më 28 shkurt dhe pas punësimeve dhe pas marrjes së licencave, inspektorët të dalin në terren. Por nga antikorrupsioni thonë se konkurset para zgjedhjeve, janë mënyrë për të ndikuar tek votuesit dhe i njejti duhet të ndërpritet.