Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 27.03.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 27-Mars-2020

Kohëzgjatja: 00:31:11

Kanali: DITARI

Në 24 orët e fundtit janë regjistruar 18 raste tër eja me virusin korona duke e rritur në 219 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar. Misnitri i shëndetësisë Venko Filipçe bëri të ditur se 7 nga të infektuarit ndodhen në gjendje kritike.
Mbrëmjen e kalaur policia ka reaguar në 107 raste për mosrespektim të ores policore. Megjithate numri dy i policisë Agim Nuhiu thot se në masë të madhe ora policore po respektohet nga qytetarët, megjithse ka edhe qytetarët të pandërgjegjshëm që nuk rrespketojnë rekomandimet e autoriteteve. Ndërkohë prokuroria themelore Publike dorzoi propozim për shqiptimin e dënimit në të holla prej 2000 eruosh për 3 persona nga Shkupi. Edhe prokuroria e Radovishit, ka dorzuar propozim për shqiptim të dënimit ndaj 4 personave.
VMRO-DPMNE ka kritikuar minsitrinë e shëndetësisë se në institutin e shëdnetit publik paguhet 4.950 denarë për një test për kovid 19, ndërsa në insttiucionet private shëndetësore çmimi është më i ulët. Por LSDM këto pretendime i ka parë si përpjekje për të manipuluar me opinionin.
Liderët e vendeve anëtare të BE-së i konfirmuan konkuzat e Këshilit të Minsitrave për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pas këtij vendimi kryemisnitri korat Andrej Plenkoviq vendi i të cilit kryeson aktualisht me BE-në dekalroi se me këtë vendim u realizua një nga prioritetet e kryesimit kroat. Vendimi u mirëprit nga zyrtarëlt shtetëror dhe përfaqësuesit politik në Shkup.