Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 30.03.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 30-Mars-2020

Kohëzgjatja: 00:49:33

Kanali: DITARI

Edhe pse nën hijen e pandemisë, për Maqedoninë e Veriut sot është ditë historike, flamuri i saj valon prej sot para selisë së NATO-s, duke shënuar kështu edhe zyrtarisht anëtarësimin e vendit në Aleanëcn e Atlantikut të Veriut. Për autoritetet e larta të NATO-s, anëtarësimi është triumf i gjithë shoqërisë dhe qytetarëve dhe paraqet konfirmim të vlerave të përbashkëta demokratike. Edhe auritetet e vendit kanë uruar qytetarët për antarësimin zyrtar të RMV- së në NATO.
Nga virusi korona vdes një 79 vjeçarë nga Dibra, me ç’rast numri viktimave arrin në shtatë. Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 26 raste të reja, duke çuar numrin e të prekurve në 285. Lajmi i mirë është se nëntë persona, janë shëruar dhe lëshuar në shtëpi.
Edhe në poliklinikën e Çairit hapet punkt ku qytetarët me udhëzim të mjekut amë do të mund të bëjnë testin për virusin korona. Në këtë gjendje krize edhe klinika e gjinekologjisë në Çair punon me regjim të veçantë.
Shumica e qytetarëve e respektojnë orën policore po ka edhe të pandërgjegjshëm. Policia ka kapur 242 qytetarë të cilët pa arsyetim dhe nevojë shëtisnin në rrugë e që nuk do të mund t’i shpëtojnë gjobave. E megjithëse rritet numri i atyre që kapen nga policia sepse nuk respektojnë masat, qytetarët thonë se masat i respektojnë rreptësisht dhe dalin vetëm kur e kanë të patjetërsueshme.